top of page

RENDITJA/ Skënderbeu tani vetëm 1 pikë larg Laçit dhe 6 pikë larg Pogradecit. Ja renditja pas javës së 27-të

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Java 27 në Kategorinë e Parë u mbyll. Vetëm Skënderbeu-Korabi nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa në pesë takimet e tjera u shënuan plot 27 gola. Bashkë me Skënderbeun dhe Korabin, ishte edhe Iliria që nuk e provoi shijen e golit. Kështu protagonistë ishin nëntë ekipet e tjera në golat e shënuar.


Pogradeci dhe Laçi korrën fitore, prandaj Skënderbeu e ndjen kreun të rrezikuar. Aktualisht bardhekuqtë kanë 1 pikë më pak se Laçi dhe 6 më pak se Pogradeci.


Iliria, Kastrioti dhe Burreli janë në zonën “play off”. Diferenca mbetet 4 pikë nga Iliria te Burreli. Pas këtyre të fundit vjen Besa me 2 pikë më pak dhe Korabi me 4 pikë më pak. Këto janë ekipet që mund të ëndërrojnë për “play off”.


Më pas është gara për mbijetesën. Apolonia me 25 pikë ndiqet nga Luftëtari me 22 pikë. Kukësi dhe Lushnja ndërkohë mbyllin renditjen me 21 pikë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page