“Nuk kishim fat me Tiranën”, Zguro ëndërron te Pogradeci: S’ka çfarë bën Skënderbeu dhe Laçi nëse…
- 3 hours ago
- 1 min read
Pogradeci mposhti Ilirinë me rezultatin 3-0 ndaj Ilirisë. Pas ndeshjes, Vangjel Zguro tha fjalën e tij.
“Jemi përballë dy ekipeve me shumë emër në futbollin shqiptar, Skënderbeu dhe Laçi i kanë dhënë tonin. Shyqyr sot Skënderbeu bëri hap fals, neve nuk na falet. Kampionati është në këmbët tona. Janë 6 ndeshje, nëse ne i fitojmë jemi në Superiore. Do përballemi me Laçin dhe Skënderbeun.
Jemi në disavantazh sepse dy ekipet vijnë nga Superiorja dhe kanë ruajtur grupin. Por edhe jemi në avantazh sepse me financa jemi shumë herë më mirë se dy ekipet e tjera. Besoj se do ia dalim deri në fund.
Është pak e vështirë, duke parë se një ekip i ndërtuar i ri. Që me ardhjen e Çelës, kemi vetëm 1 humbje në 5 muaj. Dhe që me humbjen në Burrel nuk kemi tjetër. Sot bëri hap fals Skënderbeu, shpresojmë shumë. Nëse ne fitojmë 6 ndeshje, ne jemi në Superiore.
Nëse fitojmë, nuk kanë çfarë bëjnë Laçi dhe Skënderbeu në fund. Çdo gjë varet nga këmbët tona, shyqyr zotit na e dha këtë mundësi Skënderbeu. Vjet nuk kishim fat me Tiranën, shpresoj këtë sezon. Ta shpërblejmë qytetin dhe presidentin për investimin në këtë qytet”, u shpreh kapiteni i Pogradecit për “RTSH”./ Panorama Sport
“KORÇA BOOM”
















