Zv/presidenti i SPASH, Isa Halilaj: Reformë e thellë në arsim, domosdoshmëri rritja e financimit
- 2 hours ago
- 2 min read
Zëvendëspresidenti i shoqatës së Arsimit Isa Halilaj, e sheh të domosdoshme reformën në në sistemin arsimor.
Nga studio e “MCN Economy”, ai nënvizoi rëndësinë e rritjes së financimit për arsimin.
Halilaj thotë se ka ardhur koha për një ndërhyrje të thellë në buxhet dhe reformë e saktë dhe jo eksperimentime, pasi deri më tani ka pasur vetëm arnime dhe jo një reformë e qartë.
Sipas tij, një rrogë mësuesi nuk është e mjaftueshme për një jetë normale, ndaj dhe të rinjtë nuk zgjedhin të shkojnë në degët e mësuesisë.
Që të ndërtosh një strategji të qartë për arsimin, duhet ta nisësh nga financimi. Nëse pretendohet se sot është 3% e PBB financimi për arsimin, vendet e Bashkimit Europian e kanë mbi 5%. Sot kemi shpopullim të zonave të caktuara të Shqipërisë dhe sidomos fshatrave dhe shkaku kryesor është mungesa e shkollave, mësuesve, arsimit.
Sot çdo familje shqiptare paguan 250 mijë lekë në afterschool për çdo fëmijë, sepse për shkak të punës nuk i marrin dot. Kemi mungesë mësuesish dhe me shpejtësi shqetësuese po shfaqen klasa kolektive në shumë zona të Shqipërisë. Duhen përgatitur mësuesit për klasa kolektive. Në një shkollë të vogël ka mësues që nuk i plotësojnë orët normale. Duhet një ndërhyrje që te orët universitare.
Vetëm në Shqipëri te parashkollorët iu mësohet fëmijëve, shkencë dhe lexim dhe veprime matematikore. Ndërkohë që bota në arsimin parafillor, bazën e ka lojën dhe natyrën. Ka ardhur koha për një ndërhyrje të thellë në buxhet dhe reformë e saktë dhe jo eksperimentime.
Një rrogë mësuesi nuk është e mjaftueshme për një jetë normale, ndaj dhe të rinjtë nuk zgjedhin të shkojnë në degët e mësuesisë. Deri më sot sistemi arsimor në Shqipëri vetëm është arnuar dhe nuk është bërë një reformë e qartë.
Arsimi profesional është pika e dobët e arsimit në Shqipëri. Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar. Pa një rritje të buxhetit për arsimin, nuk mund të pretendojmë një standard europian. Ne jemi që arsimi të jetë deri në orën 16.00 dhe të jetë bashkë me afterschool. Shteti shqiptar duhet t’iu garantoj një vakt ushqimi fëmijëve dhe t’iu mundësojë orarin, si oraret e punës së prindërve.
Kemi afterschool që po shkatërrojnë sistemin arsimor shqiptar, sepse janë vetëm disa qendra ku kopjohen detyrat, ndërkohë që prindërit paguajnë. Nuk mund të ndërtojmë vetëm strategji në letra dhe realitetin e ke ndryshe. Ne shumë shpejt nuk do kemi mësues.
Kemi mungesa të mësuesve të arsimit fillor në Tiranë.
“KORÇA BOOM”
















