top of page

Korçarët gati për transfertën, ky është formacioni i Skënderbeut ndaj Egnatias

Sep 4
1 min read

Skënderbeu do të luajë në transfertë përballë Egnatias, në një sfidë ku trajneri pritet t’i besojë të njëjtit formacion që zbriti në fushë në ndeshjen e fundit ndaj Dinamos.


Nga sa është mësuar, formacioni do të ketë vetëm një ndryshim. Drame nuk do të jetë titullar, ndërsa në vendin e tij pritet të aktivizohet Abubakar.


Kështu, nëse nuk ka surpriza të minutës së fundit, Skënderbeu pritet ta nisë ndeshjen me këtë formacion:


Skënderbeu: Alia, Vangjeli, Grazhdani, Lagonidhis, Amadou, Shaqe, Musa, Diallo, Janaqi, Abubakar, Bismark.


Korçarët synojnë të bëjnë një paraqitje sa më të mirë në transfertë dhe të marrin një rezultat pozitiv përballë Egnatias.

“KORÇA BOOM”


bottom of page