Korçë/ Finalizohen dy operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale
- 2 hours ago
- 1 min read
Qarku Korçë/Finalizohen dy operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit nga emigrantët që vijnë nga vendet e treta
1.Operacioni policor i koduar “Route 2”, i zhvilluar nga shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Korçë.
2.Operacioni policor i koduar “Qatromi”, si rezultat i një hetimi disajavor, të zhvilluar me metoda proaktive nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP Korçë.
-Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, gjatë operacionit policor të koduar “Route 2”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, u konstatua nga shërbimet e Policisë në fshatin Tren, Devoll, ku, brenda automjetit, kishte 5 shtetas nga vendet e treta dhe nuk iu bind urdhrit të shërbimeve të Policisë për të ndaluar. Gjatë ndjekjes në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Gurishtë, ky shtetas ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet.
Pas disa orësh kërkimesh, 21-vjeçari është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 6 Tiranë. punonjësit të policisë së rendit publik”.
“KORÇA BOOM”
















