Korçë/ Pl*gosi 18-vjeçarin me th*kë në kokë, arrestohet njerku
- 3 hours ago
- 2 min read
Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një konflikt i çastit brenda familjes përfundoi me plagosjen e një 18-vjeçari me mjet prerës dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 21:55, në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës është paraqitur i plagosur në kokë shtetasi me inicialet A. S., rreth 18 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se i riu është dëmtuar gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç.
Policia bën me dije se menjëherë pas ngjarjes, 37-vjeçari është larguar nga vendi i konfliktit me qëllim shmangien e arrestimit. Megjithatë, falë reagimit të shpejtë të shërbimeve policore, ai u lokalizua, u kap dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Korçë, ku më pas u arrestua për vijimin e procedurave ligjore.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.
Deri në këtë fazë të hetimeve, policia ka bërë me dije se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera mbi shkaqet konkrete që çuan në përshkallëzimin e tij.
"Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë lokalizohet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.
Rreth orës 21:55, në spital është paraqitur i dëmtuar në kokë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. S., rreth 18 vjeç, i cili, sipas të dhënave paraprake, është dëmtuar gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç.
Pas ngjarjes, 37-vjeçari është larguar nga vendi i konfliktit. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, i autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në terren për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti të rëndë”, njofton policia.
“KORÇA BOOM”
















