top of page

Korçë, dy aksidente në një ditë/ Një 40-vjeçar në gjendje të dehur dhe një 74-vjeçare e lënduar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Në vijim të informacionit të dhënë një ditë më parë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë–Ersekë”, policia ka bërë të ditur detaje të reja lidhur me ngjarjen.


Sipas njoftimit zyrtar, 40-vjeçari K. Ç., i cili u dëmtua pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.


Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.


Gjithashtu, policia ka njoftuar se janë referuar në Prokurori edhe materialet lidhur me një tjetër rast, pasi 74-vjeçarja Dh. K. ka kallëzuar se është aksidentuar lehtë nga një automjet në lagjen nr. 18 të qytetit. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe përgjegjësitë ligjore.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page