top of page

Korçë/ E vetmuar dhe e sëmurë, e moshuara Zana Qendro gjendet e pajetë në shtëpinë e saj

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një e moshuar rreth 70 vjeç, me emrin Zana Qendro, është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të shtune (dje) në banesën ku jetonte, në qytetin e Korçës.


Sipas informacioneve paraprake, e ndjera jetonte e vetme në banesën e një mikeshe, e cila e ndihmonte vazhdimisht si me ushqime ashtu edhe me medikamente. Burime bëjnë me dije se 70-vjeçarja, Qendro vuante nga disa sëmundje, ndërsa vdekja e saj është përcaktuar si natyrale.


Edhe pse nuk kishte familjarë, e moshuara mbështetej shpesh nga mikja e saj dhe djali i kësaj të fundit, të cilët kujdeseshin për të në mënyrë të vazhdueshme./Ballkan

“KORÇA BOOM”


bottom of page