Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot
Vendi ynë do të ndikohet të dielën nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me alternime kthjellimesh, vranësirash dhe reshjesh shiu.
Gjatë orëve të para të ditës moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Prej mesditës dhe deri në orët e vona të pasdites pritet shtim gradual i vranësirave mesatare, të cilat herë pas here do të bëhen të dendura në një pjesë të madhe të territorit.
Në zonat kodrinore dhe malore, vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu, kryesisht me intensitet të ulët. Në intervale të shkurtra kohore, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave dhe të shoqërohen me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e luginave, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 10 m/s.
Në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.
“KORÇA BOOM”

















