Kur nëna kërkon atë që ka, për të ruajtur dinjitetin e atyre që s’kanë
- Korca Boom
- 12 hours ago
- 1 min read
Dëgjova nënën time që po i kërkonte pak kripë komshijes. U befasova dhe e qortova:“A për kripë kemi mbetur ne?! Mos kërko më gjëra nga njerëzit. Më thuaj sa të blej dhe zbres tani.”
Ajo buzëqeshi lehtë dhe, me një qetësi që vetëm nënat dinë ta kenë, më tha:“Mos u nxito, bir. Ne kemi kripë në shtëpi dhe gjithçka tjetër që na duhet. Por ata janë shumë të varfër, dhe shpesh më kërkojnë ndonjë gjë.
Prandaj edhe unë u kërkoj ndonjëherë pak kripë. Nuk është se më mungon, por që ata të mos ndihen në borxh. Dua të besojnë se edhe ne kemi nevojë për ta. Vetëm kështu ata e kanë më të lehtë të na kërkojnë atë që u duhet vërtet.”
Atë moment kuptova diçka që s’e kisha menduar kurrë më parë. Nëna ime nuk po kërkonte kripë, por po jepte dashuri, dinjitet dhe barazi.
“KORÇA BOOM”
