top of page

Kur pashë th*kën pranë qafës, reagova instinktivisht”/ Dëshmia e policit të sulmuar në Tiranë

  • Jun 5
  • 1 min read

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një efektiv i Policisë Rrugore u sulmua me thikë gjatë ushtrimit të detyrës.


Sipas burimeve hetimore, si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi Dorjan Kasa, i cili është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore.


Mësohet se efektivi i policisë ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve, duke rrëfyer momentet e tensionit gjatë sulmit. Ai ka deklaruar se fillimisht nuk e kishte kuptuar situatën dhe nuk e njihte personin që iu afrua.


“Nuk e kuptova menjëherë se çfarë po ndodhte dhe as kush ishte personi. Kur pashë se kishte afruar thikën pranë qafës sime, reagova instinktivisht dhe u përpoqa ta neutralizoja”, citohet të ketë deklaruar punonjësi i Policisë Rrugore.


Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa autoritetet po mbledhin prova dhe dëshmi shtesë që do të ndihmojnë në sqarimin e plotë të rastit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page