top of page

Kur çdo shenjë jete u zhduk, ata nuk u dorëzuan: si u rikthye në jetë një grua që qëndroi e ngrirë për 80 minuta

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 19
  • 1 min read

Në një ditë të ftohtë të vitit 1999, në veri të Norvegjisë, një aksident gjatë skijimit e çoi studenten suedeze të mjekësisë, Anna Bågenholm, drejt kufirit mes jetës dhe vdekjes. Ajo rrëshqiti dhe përfundoi në një përroi të ngrirë, duke ngecur nën shtresën e trashë të akullit për më shumë se një orë.


E bllokuar në ujin e akullt, trupi i saj filloi të ftohej me shpejtësi të rrezikshme. Temperatura trupore ra në 13.7 gradë Celsius – shumë poshtë normales, dhe zemra e saj ndaloi së rrahuri. Kur u nxor nga uji, ajo nuk kishte as frymë, as puls. Çdo shenjë jete ishte zhdukur.

Për shumëkënd, ajo do të ishte konsideruar e vdekur.


Por mjekët në Spitalin Universitar të Tromsës vendosën të mos e dorëzojnë. Ata nisën një proces delikat: ngrohjen graduale të gjakut të saj përmes një aparature të specializuar që merr funksionin e zemrës dhe mushkërive. Ishte një garë me kohën dhe një betejë me të pamundurën.


Pas katër orësh pa asnjë shenjë jete, ndodhi e pabesueshmja: zemra e saj rifilloi të rrahë.

Jo vetëm që Anna mbijetoi, por edhe u rikthye në jetë pa asnjë dëmtim të trurit. Sot, ajo është mjeke radiologe dhe punon pikërisht në spitalin që i shpëtoi jetën – një histori që tregon fuqinë e vullnetit, përkushtimit dhe mrekullive që lindin nga shkenca dhe besimi se asgjë nuk është e pamundur.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page