Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? 16 emra në betejë për postin më të lartë
- 1 hour ago
- 1 min read
Gara për drejtimin e Policisë së Shtetit është hapur pas dorëheqjes së Ilir Prodës, pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike në Tiranë. Për postin më të lartë në polici konkurrojnë 16 kandidatë me eksperiencë të gjatë, mes të cilëve edhe dy gra.
Kandidatura të njohura janë ato të Tonin Vocajt, Skënder Hitës, Neritan Nallbatit, Pëllumb Seferit dhe Saimir Boshnjakut.
Në garë janë gjithashtu drejtues aktualë të policisë në qarqe dhe disa që shërbejnë në Akademinë e Sigurisë, përfshirë Rebani Jaupin, Lorenc Panganikën, Alfred Çepen, Idajet Faskajn dhe Gentjan Shehajn.
Dy gra që konkurrojnë janë Suela Sulkaj dhe Ejona Gurbardhi.
Pas shqyrtimit të dosjeve nga një komision treanëtarësh, kandidatët do të intervistohen dhe renditen sipas pikëve. Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari do t’i propozojë Këshillit të Ministrave një emër për drejtimin e Policisë së Shtetit, por ligji parashikon që kandidati i renditur i pari nuk është domosdoshmërisht ai që emërohet.
"KORCA BOOM"
















