Kush do të kurorëzohet “Trajneri i Vitit”? Lufta e madhe në Topin e Artë 2025
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Një nga trofetë më të rëndësishëm që do të ndahet në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025” është çmimi “Trajneri i Vitit”, i cili vlerëson trajnerin më të spikatur dhe më me ndikim të këtij viti futbollistik.
Në garë për këtë trofe prestigjioz janë katër emra të njohur të pankinave shqiptare:
• Edi Martini, trajneri i Vllaznisë
• Edlir Tetova, tekniku i Egnatias
• Mirel Josa, trajneri i Bylisit
• Ivan Gvozdenović, tekniku i AF Elbasanit
Fituesi do të shpallet më 15 dhjetor, në një ceremoni madhështore që do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit. Të gjithë të interesuarit mund ta ndjekin eventin live në Klan TV, duke nisur nga ora 20:00.
"KORCA BOOM"


















