top of page

Gjermania mbyll grupin me humbje, Ekuadori dhe Bregu i Fildishtë sigurojnë kualifikimin

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Gjermania ka pësuar humbjen e parë në fazën e grupeve të Botërorit 2026, duke u mposhtur me rezultatin 2-1 nga Ekuadori në ndeshjen e fundit të Grupit E.


Pavarësisht disfatës, “Panzerat” arritën të ruajnë vendin e parë dhe të sigurojnë kalimin në fazën me eliminim direkt.


Skuadra gjermane e nisi sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa Leroy Sané realizoi që në minutën e dytë të takimit.


Megjithatë, avantazhi zgjati pak, pasi Ekuadori reagoi menjëherë dhe barazoi shifrat në minutën e 9-të me anë të Angulo, i cili shënoi një gol spektakolar.


Në pjesën e dytë, ekuadorianët vijuan të kërkonin përmbysjen dhe e gjetën atë në minutën e 77-të, kur Gonzalo Plata dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur fitoren 2-1 për përfaqësuesen e Amerikës së Jugut.


Me këtë rezultat, Gjermania e mbyll Grupin E në vendin e parë me 6 pikë. Po me 6 pikë e përfundoi edhe Bregu i Fildishtë, që renditet i dyti për shkak të golavarazhit inferior.

Nga ana tjetër, Ekuadori ngjitet në kuotën e 4 pikëve dhe siguron një vend në fazën tjetër si një nga skuadrat më të mira të renditura në vendin e tretë.


Në ndeshjen tjetër të grupit, Bregu i Fildishtë triumfoi 2-0 ndaj Kurasaos. Protagonisti absolut i takimit ishte Nicolas Pépé, i cili realizoi të dy golat e sfidës dhe udhëhoqi ekipin e tij drejt kualifikimit në raundin e 1/16-ave.

“KORÇA BOOM”


bottom of page