top of page

Kush qëndron e kush largohet, Devolli në fazë përzgjedhjeje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, ekipi i Devollit ka nisur përgatitjet për vitin e ri, duke treguar seriozitet në punë dhe njëkohësisht ambiciet për fazën e dytë të sezonit.


Nga sa është parë dhe mësuar, skuadra ndodhet në një fazë riformatimi, pasi në provë janë afruar disa futbollistë të huaj, por jo vetëm, të cilët synojnë të veshin fanellën e devollinjve.


Kjo situatë ka detyruar stafin teknik, me në krye trajnerin Vasian Ballço dhe ndihmësin e tij Frashëri, që gjatë seancave stërvitore të zhvillohen edhe minindeshje brenda grupit, për të vlerësuar më nga afër lojtarët.


Sipas burimeve pranë klubit, deri në këto momente vetëm dy futbollistë kanë kaluar testin e provës, ndërsa për disa të tjerë pritet të merret vendim në ditët në vijim dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit të tyre.


Devolli pritet të jetë aktiv në merkato, pasi skuadra ka nevojë për të paktën tre futbollistë cilësorë që të rrisin konkurrencën dhe nivelin e ekipit. Nuk përjashtohet mundësia që brenda javës së ardhshme të mbërrijnë kandidatura të tjera, të cilat do të jenë pjesë e provave me skuadrën.

"KORCA BOOM"


bottom of page