Kush është Péter Magyar? Njeriu që po trazon politikën hungareze
- 24 hours ago
- 1 min read
Me thirrjen “Tani”, Péter Magyar po përpiqet të bindë hungarezët se momenti për ndryshim ka ardhur. Në moshën 45-vjeçare, ai është kthyer në sfidantin më serioz të kryeministrit Viktor Orbán, i cili drejton vendin prej më shumë se një dekade.
Vetëbesimi i tij buron nga fakti se e njeh nga brenda sistemin që sot kërkon të rrëzojë. Për vite me radhë, ai ishte pjesë e partisë në pushtet Fidesz, ku mbajti role të rëndësishme në administratë dhe në institucionet evropiane.
Kthesa erdhi në vitin 2024, gjatë një skandali që përfshiu presidenten Katalin Novák dhe ish-ministren e drejtësisë Judit Varga. Në atë moment, Magyar doli publikisht kundër sistemit, në një intervistë në YouTube që u bë virale, duke deklaruar se nuk mund të ishte më pjesë e tij.
Që atëherë, ai nisi një fushatë intensive në të gjithë vendin, duke takuar qytetarë edhe në zonat ku Fidesz ka qenë tradicionalisht dominant. Një nga veprimet më simbolike ishte marshimi prej 300 kilometrash nga Budapest drejt kufirit me Romania, në përpjekje për të fituar mbështetje më të gjerë.
Magyar premton luftë ndaj korrupsionit, përmirësim të ekonomisë dhe zhbllokim të fondeve të Bashkimit Evropian. Ndërkohë, Orbán e ka sulmuar, duke e cilësuar si një figurë të lidhur me interesat e jashtme.
Pavarësisht përplasjeve dhe polemikave, ai ka arritur të fitojë terren politik, duke marrë drejtimin e partisë Tisza dhe duke u shndërruar në një alternativë reale për pushtetin aktual.
Sot, përballja mes një lideri të konsoliduar dhe një ish-bashkëpunëtori të kthyer në rival po shihet si një nga momentet më të rëndësishme për të ardhmen politike të Hungarisë.
“KORÇA BOOM”
















