Kushte atmosferike të qëndrueshme, si parashikohet moti për sot
- 41 minutes ago
- 1 min read
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet këtë të shtunë nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me orë të plota me diell.
Gjatë ditës së sotme, 5 shtator, nuk parashikohen ndryshime të ndjeshme të kushteve atmosferike, ndërsa kthjellimet do të jenë mbizotëruese në të gjithë vendin.
Vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 37°C, veçanërisht në qytete si Shkodra, Elbasani, Berati, Fieri dhe Gjirokastra.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me një shpejtësi mesatare rreth 4 metra për sekondë.
Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur shpejtësi deri në 8 metra për sekondë.
Në det parashikohet valëzim i ulët, i forcës 1 deri në 2 ballë.
“KORÇA BOOM”
















