“Ky popull do bukë, jo art”/ Artisti i famshëm shqiptar, që shteti i jepte si pension vetëm 17 mijë lekë
- 2 days ago
- 1 min read
Dash Shehi ka sjellë historinë e kompozitorit të madh Aleksandër Laro, për të treguar se sa pak vlerësohen nga shteti artistët në Shqipëri.
“Korrupsioni me miliona po ndodh. Miliarda po zhduken.
Aleksandër Lalo që ish e kisha mik ka thënë nja dy batuta që për punë e artit.
Një herë e para i them po merresh me ndonjë gjë Sandër? Tha, jo Dash.
-Po pse s’merresh?
-Po shiko tha; muzika tha është si puna e frutave, hahet mbas buke. Ky popull do bukë.
Doli në pension. I thashë sa të ka dalë pensioni?
Tha më ka ra 167.000 lekë të vjetra, kuptohet tha kam bërë 167 orë muzikë.
Më bie 1 mijë lekë për një orë muzikë.
Për të qesh, një kompozitor që ka bërë muzikë.
Ajo ishte batutë që flet shumë, prandaj duhen shtuar para publike për artin dhe një gjë tjetër se nuk mjaftojnë thjesht paratë, duhet zgjeruar perimetri kultural.
Nëpër shkolla fillojnë edukohen, kurrikulat që fëmijët ta duan artin. Të jenë të interesuar për artin sepse këto janë klientët e nesërm të artistit.
Këto janë konsumatorët që do paguajnë biletën e kinemas, biletën e teatrit, biletën e koncertit”, tha ai./ Aktoret shqiptare
“KORÇA BOOM”
















