top of page

'KËRCET' A*RMA/ 19-vjeçari pl*gos aksidentalisht shokun e tij të mitur, i riu përfundon në pranga

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një 19-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij 17-vjeçar.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, në rrugën “Berit Beker”, brenda banesës së të riut.


Sipas hetimeve paraprake, ai ka menduar se arma pistoletë nuk kishte fishek dhe e ka shkrepur pa dashje, duke plagosur shokun e tij.


Pas njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.


Përveç 19-vjeçarit, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, shokë të tyre, pasi dyshohet se kanë penguar zbardhjen e ngjarjes. Është sekuestruar edhe arma e zjarrit që dyshohet se mbahej pa leje.


I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.


Hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe përgjegjësive të secilit të përfshirë./Ora news

"KORÇA BOOM"


bottom of page