top of page

LAJM I FUNDIT/ Tërmeti godet Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në zonën e Komunës së Sinjës, Bashkia Berat.


Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga EMSC (Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare), lëkundja sizmike ka ndodhur në orën 14:43, me një thellësi prej 5 kilometrash.


Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet nuk kanë njoftuar për probleme të shkaktuara nga lëkundja.

“KORÇA BOOM”


bottom of page