top of page

Alarm/ 74-vjeçari ndërron jetë, ndërsa 28-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një 74-vjeçar me inicialet F.A. ka humbur jetën në zonën e Jalës, pasi dyshohet se është rrëzuar në banesën e tij.


Sipas informacioneve paraprake, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rastit.


Ndërkohë, një tjetër ngjarje është regjistruar edhe në Himarë, ku një 28-vjeçare dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh në kushte të rënduara psikologjike.


E reja është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.


Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të të dyja ngjarjeve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page