top of page

Humbje e madhe për arsimin/ Ndahet nga jeta pedagogu që formoi breza studentësh

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të hënë, pasi është ndarë nga jeta Prof. Dr. Illo Stefanllari, një nga figurat më të njohura të gjuhës angleze dhe arsimit të lartë në Shqipëri.


Lajmi është bërë i ditur nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, ku Prof. Dr. Illo Stefanllari ka shërbyer për shumë vite si pedagog pranë Departamentit të Gjuhës Angleze, duke lënë gjurmë të rëndësishme në formimin akademik të brezave të tërë studentësh.


Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të pasur, ai u dallua jo vetëm për përkushtimin në auditor, por edhe për kontributin e vyer në fushën e leksikologjisë dhe hartimin e fjalorëve dygjuhësh, vepra që mbeten referencë për studiuesit, pedagogët dhe studentët e gjuhës angleze.


Kolegët e kujtojnë si një profesor me integritet të lartë profesional, urtësi dhe përkushtim të rrallë ndaj dijes, ndërsa studentët si një pedagog frymëzues, i cili spikaste për njohuritë e thella dhe humanizmin e tij.


Ndarja nga jeta e Prof. Dr. Illo Stefanllari përbën një humbje të madhe për botën akademike dhe arsimin shqiptar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page