top of page

Tensione të forta në protestë, policia futet në universitet pas banderolës së studentëve

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Tensione janë regjistruar gjatë protestës së kësaj mbrëmjeje, pasi një banderolë e shpalosur nga studentët me mbishkrimin “Studentët: Ju erdhi fundi” ka shkaktuar reagim të menjëhershëm nga forcat e Policia e Shtetit.


Sipas raportimeve, menjëherë pas shpalosjes së banderolës, efektivët e policisë kanë hyrë në ambientet e Universiteti Politeknik i Tiranës me qëllim heqjen e saj nga duart e studentëve.


Ky veprim ka sjellë tensione dhe përplasje mes studentëve dhe forcave të rendit. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë situatës së krijuar, rojet e universitetit kanë mbyllur studentët në katin e fundit të godinës.


Pas përshkallëzimit të situatës, një pjesë e protestuesve janë larguar nga zona pranë Kryeministria dhe janë drejtuar me vrap drejt Universiteti Politeknik i Tiranës për të nxjerrë studentët që mbetën të bllokuar në ambientet e korpusit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page