Humbje e madhe për arsimin, ndahet nga jeta mësuesi i njohur
Me pikëllim të thellë është mësuar lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të mësuesit të nderuar Kujtim Karaj.
Kujtim Karaj ishte jo vetëm një mësues i përkushtuar, por edhe një drejtues shkolle me integritet, i cili udhëhoqi me karakter, dinjitet dhe mençuri, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë brezave nxënësish dhe kolegësh.
Me pasionin e tij për arsimin, dashurinë për nxënësit dhe shembullin njerëzor, ai ndikoi në formimin e qindra nxënësve ndër vite. Gjatë karrierës së tij të gjatë, ka shërbyer me përkushtim në shumë shkolla në zona të ndryshme të Elbasanit, duke u bërë pjesë e rëndësishme e komunitetit arsimor.
Sot, dhimbja për humbjen e tij është e madhe jo vetëm për familjen dhe kolegët, por për të gjithë komunitetin arsimor. Kontributi i tij në shkollë dhe në shoqëri do të mbetet një trashëgimi e çmuar për brezat që vijnë.
DRAP Korçë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve në ZVA Elbasan dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.
U prehtë në paqe!
“KORÇA BOOM”
















