Zjarri i madh del jashtë kontrollit, dhjetëra forca në luftë me flakët për orë të tëra
- 7 hours ago
- 1 min read
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot kodrat e fshatit Shtërmen, në territorin e Bashkisë Cërrik, duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe bimësie.
Për neutralizimin e flakëve janë angazhuar 21 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete të shërbimit zjarrfikës. Në operacion janë përfshirë gjithashtu ekipe mbështetëse nga bashkitë fqinje Elbasan, Gramsh dhe Belsh, të cilat iu përgjigjën menjëherë thirrjes për ndihmë.
Pas disa orësh përpjekjesh intensive dhe angazhimit të dhjetëra forcave në terren, zjarri është vënë nën kontroll dhe më pas është shuar plotësisht.
Autoritetet lokale kanë bërë apel për qytetarët që në rast të konstatimit të vatrave të zjarrit, të njoftojnë menjëherë strukturat përgjegjëse për të shmangur përhapjen e flakëve.
“KORÇA BOOM”
















