E rëndë në Pogradec, i riu në spital pas plagosjes me a*rmë
- 2 hours ago
- 1 min read
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Pogradec, ku sipas raportimeve paraprake ka mbetur i plagosur në këmbë Brian Syzo.
Burime paraprake bëjnë me dije se i riu është një emër i njohur për autoritetet, pasi rezulton me precedentë penalë.
Pas ngjarjes, Brian Syzo është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradec, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
“KORÇA BOOM”
















