Tronditëse, pesë persona humbin jetën nga të shtënat me a*më
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë me të shtëna me armë ka tronditur qytetin verior gjerman të Stade, ku sipas raportimeve paraprake pesë persona kanë humbur jetën.
Autoritetet gjermane kanë konfirmuar se një person është arrestuar si autori i dyshuar i ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.
Policia Gjermane ka bërë me dije se një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në zonën e Dankersstraße, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin këtë zonë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të emergjencës në terren.
Deri në këto momente, motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje tragjike.
“KORÇA BOOM”
















