top of page

LAJM I MIRË/ Paulo Estrela rikthehet te Skënderbeu, gati në miqësoren me Kukësin

  • 2 days ago
  • 1 min read

Një lajm më shumë se pozitiv ka të bëjë me rikthimin e Paulo Estrela te Skënderbeu.


Futbollisti që shikoni në foton e mëposhtme është pikërisht mesfushori portugez, i cili është ndër më të përfolurit në këtë merkato vere te Skënderbeu.


Madje u fol që Estrela do të largohej nga Skënderbeu dhe e kishte kërkuar edhe vetë lojtari një gjë të tillë.


Por në ndeshjen e sotme miqësore që po luhet ndaj Kukësit, Estrela është në stolin e rezervave, madje ka dalë në nxemje dhe është gati për t'u hedhur në fushë në minutat në vazhdim.


Një lajm më shumë se pozitiv ky për Skënderbeun dhe, sigurisht nëse Estrela qëndron, do të thotë që bardhekuqtë do të jenë të blinduar në mesin e fushës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page