Lajm i mirë për të rinjtë që duan të bëhen policë, shtohen 200 kuota të reja
Policia e Shtetit ka shtuar 200 kuota të reja për programin e Patrullës së Përgjithshme në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, duke e çuar numrin total të vendeve të pranimit nga 300 në 500.
Vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas kërkesave të shumta të të rinjve dhe të rejave që kanë marrë pjesë në procesin e konkurrimit dhe kanë arritur rezultate të larta në katër fazat e para.
Sipas njoftimit, shtimi i kuotave synon t'u japë mundësi më shumë kandidatëve për të ndjekur programin e studimeve në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, pranë Akademisë së Sigurisë.
Me këtë vendim, 200 kandidatë të tjerë do të kenë mundësinë të përfitojnë nga pranimi në programin e formimit policor, ndërsa numri i përgjithshëm i kuotave për këtë program shkon në 500.
“KORÇA BOOM”
















