LAJM I TRISHTË/ Nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e ligë, shuhet 37-vjeçarja…
- 1 day ago
- 2 min read
Një lajm i trishtë ka tronditur shqiptarët pasi raportohet se e reja Ariola Habilaj nuk e sfidoi dot sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 37-vjeçare. Familjarë e të afërm i japin lamtumirën e fundit Ariolës, mesditën e sotme, ceremonia mortore e të cilës do të zhvillohet në varrezat e Vlorës.
Ariola ka qenë e diagnostikuar me kancer ovarian në stad të avancuar, i cili fatkeqësisht iu përhap edhe në pjesë të tjera të trupit, duke i marrë asaj jetën në një moshë të re. E reja shqiptare jetonte në Sydney, Australi ku prej disa vitesh kishte ndërtuar jetën e saj me shumë sakrifica dhe punë.
Pavarësisht kontributeve të dhënë nga shqiptarët për të mundësuar kurimin e saj, Ariola nuk arriti ta fitonte dot betejën me kancerin, duke lënë pas një dhimbje të pashërueshme për familjen e të gjithë personat që arritën ta njihnin atë ndër vite.
Ariola mbylli sytë përgjithmonë pasditen e 21 korrikut, ndërsa ceremonia mortore e saj do të mbahet ditën e sotme.
Njoftimi për ndarjen nga jeta të Ariola Habilaj:
NJOFTIM I DHIMBSHËM DHE NGUSHËLLIME
Me dhimbje të thellë njoftojmë komunitetin shqiptar në Sydney, në Australi dhe më gjerë, se sot, më 21 korrik 2026, në orën 16:40, u nda nga jeta Ariola Habilaj.
Pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me sëmundjen, Ariola u nda nga jeta duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e mbështetën.
Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Habilaj. Zoti u dhëntë forcë, durim dhe kurajë për ta përballuar këtë humbje të madhe.
U prehtë në paqe shpirti i Ariolës.
Ngushëllime të sinqerta familjes Habilaj dhe të gjithë të afërmve të saj.
“KORÇA BOOM”
















