top of page

LAJMI FUNDIT/ 37-vjeçari në Korçë dhunon bashkëshorten. Kapen 2 persona me baste sportive në lagjen 10 në Korçë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


-D. K., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;


-J. M., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kohës që ka qenë i punësuar si shofer taksie në një subjekt për ofrimin e këtij shërbimi, dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash;


-E. L., 51 vjeç dhe S. N., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në lokalin ku ndodheshin, në lagjen nr. 10, Korçë, gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page