Sherr mes dy familjeve, dy persona përfundojnë të plagosur
- 1 day ago
- 1 min read
Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar në fshatin Dedaj, në Pukë, duke lënë si pasojë plagosjen e dy personave.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Pukës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forca të shumta të Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e konfliktit.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me më shumë detaje.
“KORÇA BOOM”
















