Debati në pikën postare përfundon me dhunë, një i p*agosur në spital
- 1 hour ago
- 1 min read
Një konflikt i nisur për motive banale ka përfunduar me dhunë këtë të mërkurë pranë sheshit “Pranvera” në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur në ambientet e një pike postare në këtë zonë, ku dy persona janë konfliktuar fillimisht verbalisht. Debati më pas ka dalë jashtë ambienteve të pikës postare, duke degraduar në përdorimin e dhunës fizike.
Si pasojë e përleshjes, një person ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave “Shqiponja” ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shoqëruar nga policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
“KORÇA BOOM”
















