top of page

Të tjera detaje nga tragjedia në Postribë, gjenden te pajetë nena dhe dy fëmijët

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Domen, në njësinë administrative Postribë, ku një banesë është përfshirë nga flakët, me pasoja të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e zjarrit ka humbur jetën njëri prej fëmijëve, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe autoritetet vijojnë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër, për të cilët ende nuk ka informacion. Mësohet se të tre gjenden te pajetë


Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar në banesën e tyre të vjetër, e cila ishte e pabanueshme. Për shkaqe që mbeten ende të paqarta, banesa është përfshirë nga flakët.


Ndërhyrja e zjarrfikësve është vështirësuar nga terreni i thyer malor, pasi banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës ku mund të kalojnë automjetet. Gjithashtu, sipas burimeve, alarmi për zjarrin është dhënë me vonesë, çka ka bërë që kur ekipet e emergjencës të mbërrinin në vendngjarje, banesa të ishte shkrumbuar pothuajse plotësisht.



“KORÇA BOOM”


bottom of page