top of page

Konflikt në Policinë Bashkiake, punonjësi përfundon në pranga pasi goditi shefin

  • 46 minutes ago
  • 1 min read

Një punonjës i Policisë Bashkiake në Tiranë ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj shefit të tij gjatë një konflikti të ndodhur në ambientet e institucionit.


I arrestuari është identifikuar si 31-vjeçari Adi Hazizi. Sipas burimeve, konflikti mes tij dhe eprorit dyshohet se ka nisur pas komunikimit të një vendimi për transferimin e Hazizit nga sektori ku ai punonte në një tjetër pozicion.


Mësohet se 31-vjeçari ka shkuar në zyrën e shefit të Sektorit të Mbikëqyrjes së Territorit, Skënder Delija, ku fillimisht ka pasur një përplasje verbale mes tyre. Situata më pas ka agravuar, ndërsa Hazizi dyshohet se e ka goditur me grusht eprorin e tij.


Nga ana tjetër, Skënder Delija ka deklaruar se dhuna ndaj tij lidhet me detyrën, pasi ishte ai që i kishte komunikuar vartësit vendimin e marrë nga drejtuesit për transferimin.


Policia ka ndërhyrë pas ngjarjes dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page