Alarm në rrugët e vendit! Një tjetër përplasje fatale, humb jetën shoferi
- 3 minutes ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në aksin rrugor që lidh fshatin Bilaj me qendrën e Fushë-Krujës, duke lënë pas një viktimë dhe një të plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete, një Volkswagen, i drejtuar nga Viktor Doda, dhe një Benz, me drejtues Kristjan Laskën.
Si pasojë e përplasjes së fortë, Viktor Doda, banor i zonës, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Kristjan Laska është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas njoftimit të autoriteteve policore, nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po lëvizte automjeti i drejtuar nga Laska.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















