LAJMI FUNDIT/ Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, një i plagosur
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Librazhd-Përrenjas pranë fshatit Dragostunjë.
Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se mjeti tip Benz është përplasur me mjetin e rëndë që po punon për zgjerimin e korridorit VIII.
Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesit i mjetit, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të faktorëve./ Top Channel
“KORÇA BOOM”
















