LAJMI FUNDIT/ Baste të paligjshme në Korçë. Vjedhje në Maliq. Sherr në Pogradec. Ja komunikata e policisë!
- 55 minutes ago
- 1 min read
DVP Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. J., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në lokalin ku ndodhej, gjatë kontrollit të celularit të tij u gjetën faqe për baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” për shtetasin A. P., 19 vjeç, banues në Pogradec, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur fizikisht një 61-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. V., 44 vjeç, banues në fshatin Sterkanj, Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 koshere bletësh në fshatin Dolanec, Maliq, në pronësi të një 58-vjeçareje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















