top of page

LAJMI FUNDIT/ Largohet gjysma e skuadrës, ja kur starton Skënderbeu stërvitjet dhe ku…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 27, 2025
  • 1 min read

Burime pranë klubit juglindor bëjnë me dije se një pjesë e madhe e futbollistëve janë larguar pranë familjeve të tyre për festat e fundvitit, ndërkohë që një pjesë tjetër vijon seancat stërvitore edhe në këto ditë të fundit të vitit, duke preferuar të ruajnë formën e tyre sportive.


Të njëjtat burime bëjnë me dije se Skënderbeu do të riktheht sërish në datën 3 janar 2026, ditë që të gjithë janë lajmëruar që duhet të jenë nën urdhërat e trajnerit Ernest Gjoka për të rifilluar seancat stërvitore.


Skënderbeu nuk do të kthehet në Korçë për të rifilluar stërvitjet në datën e janar, por takimi është lënë në resortin “Tropikal” në Durrës. Kjo për arsye se skuadra ndeshjen e parë do të luajë në transfertën e kryeqytet ndaj Tiranës për Kupën e Shqipërisë dhe në këtë mënyrë një javë stërvitjet do të jenë në qytetin bregdetar.


Pas ndeshjes me Tiranën në datën 10 janar skuadra do të rikthehet për të vijuar përgatitjet në shtëpi. Kjo është axhenda e Skënderbeu për këto ditë të fundit të vitit dhe për ditët e para të 2026-ës, ndërkohë që lajmi i fundit ishte se thuajse gjysma e grupit të lojtarëve janë larguar pranë familjeve të tyre.


Në fund të fundit, grupi do të jetë i plotë vetëm më 3 janar.  

“KORÇA BOOM”


bottom of page