top of page

LAJMI FUNDIT/ Ngjarje në Korçë, Maliq dhe në Pogradec. Në Devoll çmendet devolliu 50-vjeçari, i vendos kamera nënës në shtëpi!

  • 4h
  • 2 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje për një aksident, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec" pranë fshatit Vloçisht, Maliq, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 26 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".


-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje për një konflikt midis disa shtetasve të ndodhur në lagjen nr. 8, Korçë, në zonën e "Pazarit të vjetër", bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. K., 48 vjeç; L. K., 52 vjeç; E. S., 22 vjeç dhe J. B., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" kryer në bashkëpunim, "Prishja e qetësisë publike", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Shkatërrimi i pronës".


-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. D., 40 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 41-vjeçar.


-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. K., 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, pasi në banesën e nënës së tij, në këtë fshat, ka vendosur dy kamera, pa miratimin e saj.


-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje në spitalin e Pogradecit është paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore një 4-vjeçar, i cili para disa ditësh, duke luajtur me motrën e tij të mitur, është goditur aksidentalisht me një gur. Pas ndihmës së marrë në spitalin e Pogradecit, u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page