LAJMI FUNDIT/ Rrihen vëllezërit në Pojan. Në Drithas 20-vjeçari dhunon gjyshen
- Apr 6
- 1 min read
Rrahje mes vëllezërve për një ndërtim pa leje në Pojan e dhunë e 20 vjeçarit ndaj gjyshes në Drithas, procedime penale nga policia e Maliqit
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq:
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit Sh. G., 62 vjeç dhe Xh. G., 66 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, (vëllezër), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj njëri-tjetrit, për disa punime ndërtimi pa leje, që kishte kryer shtetasi Sh. G.;
Referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. G., 20 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gjyshes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
“KORÇA BOOM”
















