top of page

LAJMI FUNDIT/ Tirana-Skënderbeu shkon në shtesë. Skënderbeu barazon me Janaqin!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 2 min read

Kupa e Shqipërisë/ Raundi 1/8

 

Tirana – Skënderbeu 1-1

Partizani – Burreli 3-0

Bylis – Laçi 2-2

Dinamo City – Besa 3-0

 

Ora 16:00 Teuta - Vora

Ora 16:00 Vllaznia - Pogradeci

Ora 16:00 Egnatia - Apolonia

Ora 16:00 Elbasani – Flamurtari

 

91’ Gooool Skënderbeu 1-1/ Aksion fantastik nga miqtë. Janaqi gjen golin e barazimit në kohën shtesë.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Tabeku largohet nga fusha, Nuhiju fut në lojë Etiene Tare.

87′ Abubakar ndëshkohet me karton të verdhë.

82′ Shkëmbi zëvendëson Çuçkën te Skënderbeu.

82′ Merr fund ndeshja për Ndong dhe Alvarez, Nuhiju i beson Verës dhe Halilit.

76′ Tafas shpëton sërish portën nga goditja me të djathtën e Estrelës.

75′ Janaqi harkon në shtyllën e dytë, Haxhiu largon rrezikun.

71′ Alvarez provon të dyfishojë shifrat, Alia pret një tjetër top flagrant. 

70′ Ukiçi lë fushën e lojës, ka minuta për Zenullarin.

65′ Mysloviç godet sërish drejt portës, por kësaj here Alia i thotë “JO” gjuajtjes së tij dhe e ndal. 

62′ Largohet Gjini, Gjoka aktivizon Abubakar.

60’ Tabeku godet me të djathtën vrastare, topi shkon sipër portës. 

54′ Largohet Mehmeti, debuton edhe Emanuel Ernest.  

54’ Abiodun devijon me kokë, Tafas bën një pritje fantastike dhe e dërgon në këndore duke shpëtuar portën.

52’ Mehmeti gjuan me të djathtën por godet keq dhe topi përfundon shumë jashtë rrjetës së jashtme.

49′ Estrela realizon goditjen e dënimit, pas një rrëmuje në zonë bardheblutë arrijnë të largojnë topin.

48′ Faull ndaj Gjinit, Kortez ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë pa asnjë ndryshim.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e bardhebluve!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Gjini ndëshkohet me karton të verdhë.

41’ Goool Tirana 1-0. Myslovic godet në këndin e poshtër në portën e Alia, ky i fundit nuk mund të bëjë asgjë për ta ndaluar.

33′ Alvarez gjuan nga goditja e dënimit dhe topi devijohet në këndore, bardheblutë pretendojnë penallti, Vrapi nuk jep asgjë dhe vazhdon lojën.

31′ Akpama ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Tabeku.

28′ Estrela kroson dhe shoku i tij i skuadrës devijon me kokë, por Tafas bën një pritje shumë të mirë.

24’ Krijohet rrëmujë në zonën e Tiranës, Mysloviç shpëton skuadrën nga një mundësi që mund të rezultonte fatale.

22′ Minuta të qeta nga skuadrat, lojtarët tentojnë të tregohen të kujdesshëm.

13’ Tabeku merr një top të mirë përpara dhe avancon drejt portës, ai godet, por Alia e ndal në momentin e fundit. 

7’ Haxhiu harkon drejt zonës, Mehmeti godet me kokë dhe topi shkon në duart e portierit Alia. 

5′ Alvarez ndodhet në zonën e rrezikshme dhe ka topin në këmbë, por nuk arritën të bëjë dot asgjë. 

1′ Nis ndeshja!

“KORÇA BOOM”


bottom of page