top of page

LAJMI FUNDIT/ Arrestime në Korçë dhe në Devoll. Në Maliq sherr mes bashkëshortësh. Ngjarje në Kolonjë. Ja çfarë ka ndodhur!

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:


-A. P., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.3, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.


-M. S., 32 vjeç, banues në Bilisht, pasi në qytetin e Bilishtit, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. C., 45 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka penguar bashkëshorten e tij B. C., 36 vjeçe, (me të cilën është në proces divorci) të hyjë në banesën e tyre në Maliq, duke i ndërruar bravën e derës.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.


Kolonjë/Më datë 27.02.2026, në Komisariatin e Policisë Kolonjë, është paraqitur shtetasja V. C., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka deklaruar se që prej datës 26.02.2026, është larguar nga banesa e gjyshes së tij në Leskovik, djali i saj shtetasi T. C., 40 vjeç.


Po punohet për gjetjen e tij.

“KORÇA BOOM”


bottom of page