top of page

LAJMI FUNDIT/ Gjendet e pajetë në banesë një e moshuar në lagjen 4 në Korçë

  • 3 days ago
  • 1 min read

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara kishte tre ditë që nuk kishte kontaktuar me familjarët, dhe fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nuk e kishin parë


Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë hapur derën e banesës, ku ka rezultuar e moshuara e pajetë. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një hematomë në kokë, prej ku dyshohet se është rrëzuar dhe ka humbur jetën.


Ajo jetonte e vetme në banesë. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë veprimet hetimore, ndërsa trupi po dërgohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore që do të zbardhë shkakun e vdekjes.

"KORÇA BOOM"


bottom of page