top of page

LAJMI FUNDIT/ Skënderbeu prezanton blerjen më të re nga Amerika!

  • 2 days ago
  • 1 min read

NJOFTIM ZYRTAR | RAMONNI COOK I BASHKOHET SKËNDERBEUT


KSHS Skënderbeu ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me volejbollisten amerikane Ramonni Cook, e cila do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin sportiv 2026–2027.


Ramonni aktivizohet në pozicionin si diagonaliste dhe vjen në Korçë pas eksperiencave të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Portugali. Me cilësitë e saj në sulm, forcën fizike dhe përvojën ndërkombëtare, ajo pritet të jetë një vlerë e rëndësishme për skuadrën tonë dhe një kontribut i çmuar në arritjen e objektivave të klubit.


Klubi i uron Ramonni Cook mirëseardhje dhe suksese me fanellën e Skënderbeut!

“KORÇA BOOM”


bottom of page