top of page

LAJMI I FUNDIT/ 3 arrestime në Korçë për tenativë vr*sje dhe vjedhje. Sherr me th*ka në lagjen 6 në Korçë

  • 3 hours ago
  • 2 min read

Korçë/Vijon puna për goditjen e paligjshmërive.


Vihen në pranga 3 shtetas, për tentativë vrasjeje dhe për vjedhje.


Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin gjatë një konflikti. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes autori i dyshuar.


Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu zbardhen dhe dokumentohen 2 raste vjedhjeje në një magazinë dhe në një banesë në qytet. Kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.


1-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 6, në Korçë, gjatë një konflikti një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë organizuan punën dhe shkuan në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit B. R., 59 vjeç, banues në Korçë.


Nga veprimet hetimore të kryera, si dhe nga këqyrja e pamjeve filmike, rezulton se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. R. ka tentuar ta godasë disa herë me thikë 60-vjeçarin.


Ky shtetas, për pasojë, ka marrë disa dëmtime trupore dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës, thikë.


2-Po nga këto shërbime u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. H., 18 vjeç dhe i një 17-vjeçari, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.


Këta shtetas u kapën në flagrancë në lagjen nr. 17, Korçë, në një magazinë, duke vjedhur mjete pune, vegla, aksesorë, materiale ndërtimi dhe elektrike.


Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se këta shtetas, më datë 03.03.2026, kanë vjedhur edhe disa tuba metalikë në banesën e një 56-vjeçareje, në lagjen nr. 7, Korçë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page