LAJMI I FUNDIT/ Makina "ngre në ajër" biçikletën, VD*S në vend 32-vjeçari, shoferi i mjetit zhduket nga vendngjarja (EMRI)
- 11 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrashbull të Duurrësit, ku një makinë ka përplasur për vdekje një të ri që lëvizte me biçikletë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Vasil Hasani.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, ku një automjet ka përplasur biçiklistin, shtetasin e identifikuar si Vasil Hasani, 32 vjeç.
Për shkak të plagëve të marra mësohet se Hasani ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ngjarja merr përmasa më tragjike pasi raportohet se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja dhe blutë po vijojnë me punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./ Newsbomb
“KORÇA BOOM”
















