Ngjarje tjetër e rëndë/ 50-vjeçari humb jetën pasi ra nga lartësia (EMRI)
- 11 hours ago
- 1 min read
Një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse në Vlorë.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, ngjarja është regjistruar rreth orës 09:00.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
“KORÇA BOOM”
















