top of page

Lajmi i fundit/ Tragjedi në punë, elektricisti 32-vjeçar humb jetën pasi bie në kontakt me rrymën

57 minutes ago
1 min read

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Trojas të Belshit, ku një elektricist i OSHEE-së ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.


Viktima është shtetasi K. Z., 32 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike.


Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30. 32-vjeçari dyshohet se është goditur nga rryma gjatë punimeve, duke humbur jetën.


Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe shërbimet e policisë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.


Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse janë respektuar të gjitha masat e sigurisë gjatë punimeve në linjën elektrike.

“KORÇA BOOM”


 
 
bottom of page